Sport

Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale

Chelsea ka regjistruar fitore komode ndaj Portos (2-0) në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Sevilla tw Spanjws, ndërsa skuadra portugeze ishte në cilësinë e nikoqirit.

Të dyja sfidat çerekfinale ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohen në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, për shkak të kufizimit të udhëtimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Rastin më të mirë në minutat e para e pati lojtari i skuadrës portugeze, Mateus Uribe, por nuk e dërgoi topin në kuadratin e portës. Në minutën e 32-të, Blutë e zhbllokuan rezultatin. Jorginho tregoi vizionin e tij për ta gjetur Mason Mountin, i cili e pranoi topin, u rrotullua shpejt, shkoi drejt portës dhe shënoi.LAJME TË NGJASHME

Porto pati dy raste të mira në gjysmën e dytë përmes Luis Diaz e Moussa Marega që nuk u shfrytëzuan, ndërsa më pas erdhi ndëshkimi.

Një gabim të skuadrës ‘vendase’ e shfrytëzoi Benjamin Chilwell, i cili e kaloi edhe portierin dhe e shënoi golin e dytë (85’).

Chelsea është në situatë shumë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, pasi Porto i ka pranuar dy gola në ndeshjen e zhvilluar në cilësinë e vendasit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button