Sport

CHELSEA MPOSHTË MINIMALISHT SI MYSAFIR ATLETICO MADRID-IN

Chelsea fitoi minimalisht ndaj Atletico Madrid në sfidën e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Edhe pse “Blutë” nuk niseshin si favoritë për të fituar takimin, skuadra londineze arriti të merrte maksimumin ndaj kryesuesve të kampionatit spanjoll.

Veterani Olivier Giroud vulosi triumfin në Bukuresht dhe me golin e tij në Rumani, Chelsea ka avantazhin e lehtë të kualifikimit në çerekfinale pasi luajti sot ekip udhëtues, ndërsa “Los Colchoneros” si ekip vendas dhe goli konsiderohet si gol në fushë kundërshtare.

Goli i sulmuesit francez u quajt i rregullt nga gjyqtarët e VAR-it pas protestave të skuadrës së Simeones për pozicion jashtë loje të kampionit të botës, por pamjet treguan se njëri prej lojtarëve madrilenë prek topin i fundit para se ta godiste Giroud.

Megjithatë, sfida e kthimit në Londër (17 mars) pritet të jetë një betejë e vërtetë pasi rezultati 0-1 lë të hapur kualifikimin drejt tetë më të mirave të Europës për këtë edicion. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button