Showbiz

Çifti nga Tirana u bënë llom për Anën e Sinanin, reagon konkurentja e Përputhen

Para pak ditësh u njoftua për një ngjarje të pazakontë që kishte ndodhur në një familje në Tiranë.

Një çift bashkëshortësh në kryeqytet janë grindur se cilin kanal televiziv të ndiqnin.

Gruaja dëshironte të shihte këngëtarin Sinan Hoxha, ndërsa i shoqi kishte shprehur ‘simpati’ për Anën.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

Sherri ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente. Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij. Por debati është thelluar më tej kur i shoqi i ka bërë komplimente Anës, dhe kësaj here ka qenë gruaja që ka reaguar. Më pas debati ka agravuar deri në dhunë fizike ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës. Ndërkohë së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe vetë Ana e Për’puthen. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Ana shkruan:

Unë jam për paqe në botë, po ti Sinan Hoxha?
“Gruaja nxori thikën të vetëvritej”/ Çifti u

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button