Sport

City shkatërroi Liverpoolin

Manchester City hedh një tjetër hap drejt titullit kampion në Premier League. Skuadra e Guardiolës fitoi 4-1 ndaj Liverpoolit, teksa tashmë mban vendin e parë me 50 pikë, 5 më shumë se United.

Në fraksionin e parë, Gundogan humbi një penallti në minutën e 37-të, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Fillimi i pjesës së dytë, Gundogan finalizoi një aksion fantastik, duke e pasur të thjeshtë shënimin e golit. Liverpooli reagoi shpejt duke barazuar në minutën e 63-të me Salah, i cili konkretizoi një penallti të fituar nga vetë nga egjiptiani.

City u hedh sërish në sulm në kërkim të golit të avantazhit, të cilin do ta gjente shpesh në minutën e 73-të, duke përfituar nga një gabim i Alisson.

Portieri i “The Reds” përsëriti gabimin edhe tri minuta më pas, por këtë herë do të realizonte Sterling. Në fundin e ndeshjes, talenti Foden fundosi Liverpoolin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button