BotaLajme

Covid-19/ Ishin të pandarë me njëri-tjetrin, babai dhe djali vdesin brenda pak ditësh në Itali

Covid i merr jetën babait dhe djalit brenda pak ditësh.

Ishte ky fati dramatik i Anacleto Trivella, një kasap 86-vjeçar dhe djalit të tij Fabio, 57 vjeç, i cili vuante nga sindroma “Down”.

Djali vdiq të enjten e kaluar, ndërsa babai vdiq të hënën më 29 mars.

Një jetë e kaluar në fshatin e tyre “Persico Dosimo”, në provincën e Kremones. Dhe në të njëjtin qytet ata kishin një dyqan mishi me ushqime të shijshme.

Djali tjetër 56-vjeçar, Daniele, rezultoi gjithashtu pozitiv në Covid: kushtet e tij, megjithatë, janë të qëndrueshme aktualisht.

Në fshat të gjithë e njihnin mirë  babain dhe djalin.

“Të gjithë e njihnin mirë Fabion, pasionin e tij për Interin dhe fanellën zikaltër që mbante gjithmonë, marrëdhëniet e tij shumë të ngushta, herë-herë në lëvizje, me nënën e tij dhe më pas me babanë e tij”, thanë banorët e zonës për mediat italiane. /a.m/NOA.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button