Slider

COVID-19: MBI 30% E TË TESTUARVE REZULTOJNË POZITIV

Gjatë katër javëve të kaluara në mënyrë konstante shënohet rritje e shifrave të infektimeve me COVID-19. Dje ishin regjistruar 1.293 raste nga 4.094 testime apo 31% e të testuarve rezultojnë pozitiv.

Sipas komunikatës të së Mërkurës së MSH-së, janë 12.819 raste aktive, kurse në spitale janë të shtruar mbi 1.000 pacientë, kurse raportohet për 280 shtretër të lirë nëpër covid-qendra.

“Presioni në Shkup është I lartë, po bëjmë sistem të menaxhimit të Klinikave të Shkupit. Ka një numër të caktuar të shtretërve të lirë, repartet në klinikat interne sërish janë bërë covid-qendra” – tha dje Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Për momentin, nuk ka kufizime të reja. Mbetet në fuqi kufizimi I lëvizjes nga ora 22.00 deri ora 05.00 të mëngjesit. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button