Showbiz

Ç’po ndodh mes Kim Kardashian e Kanye West, a janë vërtet drejt ndarjes?

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë bërë hapin tjetër drejt ndarjes.

Një gjë e tillë vjen pasi dyshja kanë ndërprerë seancat për konsultim të çiftit, të cilat i kanë mbajtur për vite me radhë. 40-vjeçarja deri më tani thuhet se ka tentuar të ruajë martesë, por ka rezultuar se ata thjesht nuk janë në të njëjtat mendime.

Po ashtu, Kanye tashmë ka angazhuar një avokat privat, për të vazhduar me  procedurat e rregullta të divorcit. Në anën tjetër, Kim ka marrë njërën nga avokatet më të njohura, Laura Wasser, e cila njihet për suksesin në punën e saj.

Një burim afër dyshes ka deklaruar: “Ata nuk janë në plane të njëjta kur bie fjala për të ardhmen dhe familjen. Kim është në rregull me këtë.”

Çifti u martuan në vitin 2014, ndërsa janë prindër të katër fëmijëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button