Slider

Çudia/ Dy pacientë rezultojnë pozitivë me dy variante të ndryshme të COVID, në të njëjtën kohë

Dy pacientë në Brazil kanë rezultuar pozitivë për më shumë se një lloj koronavriusi në të njëjtën kohë, në atë që besohet të jetë infeksioni i parë i dyfishtë me COVID në botë.

Sipas “Daily Mail”, studiuesit në Universitetin Feevale bënë studimin pasi analizuan 90 persona të infektuar në Rio Grande.

Një prej pacientëve rezultoi pozitiv me dy variantet braziliane të virusit, që evoluan veçmas në shtete të ndryshme, të njohur si P.1 dhe P.2.

P.1 ka shkaktuar alarm ndërkombëtar sepse duket se është disi rezistent ndaj vaksinave, gjë që ka çuar që Britania të ndalojë të gjitha udhëtimet nga Amerika e Jugut.

Një tjetër pacient doli pozitiv për P.2 dhe llojin B.1.91, i cili u shfaq për herë të parë në Suedi, në të njëjtën kohë, sipas studimit, i cili ende nuk është botuar në një revistë shkencore ose shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë.

Fernando Spilki, studiuesi kryesor në studim, tha se kishte frikë se bashkë-infeksionet ‘do të gjeneronin kombinime dhe do të gjeneronin variante të reja edhe më shpejt’.

Dr John McCauley, drejtor i Qendrës Botërore të Gripit në Institutin Francis Crick në Londër, tha se ishte e mundur që dikush të infektohet nga dy lloje në të njëjtën kohë, gjë që mund të ndodhë edhe me gripin.

Ai paralajmëroi se, megjithëse nuk kishte gjasa, ishte gjithashtu biologjikisht e mundur që të dy llojet mund të ndërhyjnë te njëri-tjetri dhe të ndërrojnë kodin gjenetik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button