Slider

Cutolo / Kreu mafioz i sindikatës kriminale të burgut, gjendet i vdekur në qeli (fotot)

Raffaele Cutolo bënte terror brenda burgut dhe kishte krijuar një grup të ri të fuqishëm kriminal, përgjegëjs për qindra vrasje në të gjithë Italinë.

Por kreu famëkeq i mafias Cutolo, drejtues i sindikatës së krimit Camorra e Re, është gjetur i vdekur në qelinë e tij, pasi kishte kaluar shumicën e jetës në burg.

Cutolo vdiq të mërkurën më 17 shkurt, në moshën 79 vjeçare, pasi vuante nga një pneumoni në burgun e Parma.

I njohur ndryshe si “Profesori”, megjithë vrasjet e shumta që i atribuohen, ai ishte dënuar fillimisht vetem për vrasjen e një të riu që i “ngacmonte motrën”.

Cutolo ishte dënuar me 24 vjet në burgun Poggioreale në Napoli, pasi kishte kryer vrasjen e parë në 1963.

Brenda në burg, ai fitoi respektin e të dënuarve të fuqishëm dhe madje sfidoi vetë kreun e Camorra-s, Antonio Spavone, në një duel.

Por pasi ky i fundit nuk u paraqit, një nga miqtë e Cutolo vrau Spavone duke e qëlluar në fytyrë me çifte.

Pasi kishte shpallur veten si një forcë me të cilën nuk bëhej shaka, Cutolo ngriti atë që njihej si  Camorra e Riorganizuar, me një grup të burgosurish të besuar.

Raffaele Cutolo

Të burgosurit që liroheshin, kryenin urdhrat e tij jashtë burgut.

Isaia Sales, profesor i historisë së mafias në universitetin e Napolit, Suor Orsola Benincasa tha për britaniken The Guardian: “Cutolo e ktheu Camorra-n në një organizatë masive, duke shtyrë edhe më të rinjtë drejt dhunës”.

“Shumë shefa kanë komanduar nga burgu, por ata kishin qene mafiozë që para se të hynin.

“Ndërsa Cutolo hyri në burg si një kriminel ordiner dhe aty themeloi një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë.”

Banda e tij arriti në kulmin e saj të komandonte rreth 10,000 anëtarë, dhe të hynte në konflikt me Camorra-n e vjetër, çka solli qindra vrasje, duke përfshirë edhe civilë.

Për vrasjet e shtuara, Cutolo-s iu dhanë edhe katër dënime të tjera me burgim të përjetshëm.

Ndërsa në 2007 atij iu dha e drejtë të bëhej baba i një fëmije me anë të inseminimit artificial.

Kjo ishte diçka e padëgjuar në Itali, ku shefat e burgosur të bandave pritej ‘të vuanin’ pasi dilnin para drejtësisë.

“Unë do të vdes në burg. Dëshira ime e fundit është t’i lë gruas një fëmijë”, kishte thënë Cutolo për të përditshmen La Repubblica.

Cutolo u martua me gruan e tij të quajtur “Immacolata” në burg në 1983, por mediat thonë se ata të dy nuk e konsumuan martesën e tyre.

Ajo më pas kishte lindur vajzën e tyre të quajtur Denise.Cutolo mund të ketë ruajtur një mal me sekrete, shkruan e përditshmja il Fatto Quotidiano, siç është rasti i lirimi të politikanit italian Ciro Cirillo në 1981, për të cilin Cutolo mori përgjegjësinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button