Showbiz

Dalin detaje të reja, këto imazhe po e ‘vulosin’ lidhjen mes Melisës dhe Andit

Këto imazhe të reja po vulosin dyshimet e fansave për një lidhje mes andi dhe Melisës.

Fation Kuqari disa puntata më parë kishe akuzuar Melisa Lleshin se ajo ishte përfshirë në marrëdhënie intime me një mashkull tjetër, pa theksuar se nëse personi në fjalë ishte brenda apo jashtë programit, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo do të nxiste lindjen e zërave të shumtë, që përmendnin një emër të vetëm, Andin Shehun.

Ndërkohë dyshimet për një lidhje mes tyre i ka nxitur akoma më shumë ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj, e cila është shprehur me bindje se Andi dhe Melisa janë bashkë.

Ndërkohë fansat e emisionit “Përputhen”, kanë filluar të gjejnë fakte që mund të vërtetojnë lidhjen e fshehtë mes Melisës dhe Andit.

Së fundmi në Instagram po qarkullojnë disa imazhe, që rrisin dyshimet për një marrëdhënie mes dyshes.

Në rrjete sociale janë publikuar foto të dy protagonistëve nga mafia_al në Instagram, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë disa InstaLive që Melisa dhe Andi kanë bërë ndaras nga njëri tjetri dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre.

Ndonëse nuk dihet sigurt se a kanë qenë protagonistët duke kaluar kohë në shtëpitë e njëri tjetrit, fansat tashmë janë të bindur se egziston një lidhje romantike mes tyre.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga Andi apo Melisa por që presim të vihet e vërteta në shesh së shpejti./Lajmi.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button