KosovëLajme

Dastid Pallaska ironizon me VV-në : Bëjeni me ligj që votuesit tuaj të shumëzohen me 2

Avokati Dastid Pallaska, ka ironizuar pas iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje, për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Në një shkrim në Facebook, Pallaska, ka thënë me ironi, se pasi më në fund erdh’ në rend të ditës “reforma zgjedhore,” propozoj të shqyrtohen edhe pikat vijuese me qëllim të “fisnikërimit” të mëtutjeshëm të demokracisë në vend:
1. Votën e votuesve të LVV-së me e shumëzu me 2 se janë të “drejtë” dhe të “ndershëm.”
2. Votën e votuesve të PDK-së dhe AAK-së me pjestu’ për 2 për shkak të “mëkateve” të pas-luftës.
3. Votën e votuesve të LDK-së me e llogarit’ automatikisht si votë të LVV-së në emër të “konstruktivitetit” të rigjetur të kësaj partie politike.

Shkrimi i plotë nga Dastid Pallaska:

Pasi më në fund erdh’ në rend të ditës “reforma zgjedhore,” propozoj të shqyrtohen edhe pikat vijuese me qëllim të “fisnikërimit” të mëtutjeshëm të demokracisë në vend:
1. Votën e votuesve të LVV-së me e shumëzu me 2 se janë të “drejtë” dhe të “ndershëm.”
2. Votën e votuesve të PDK-së dhe AAK-së me pjestu’ për 2 për shkak të “mëkateve” të pas-luftës.
3. Votën e votuesve të LDK-së me e llogarit’ automatikisht si votë të LVV-së në emër të “konstruktivitetit” të rigjetur të kësaj partie politike.
4. Me ju njoftë të drejtën e votës edhe atyre filozofëve ndërkombëtarë në krye me Slavoj Zhizhekun që me shkrim e kanë përkrahur LVV-në në dy palë zgjedhje. Vota e tyre duhet të shumëzohet me koeficientin e intelegjencës së tyre.
5. Ligji i ri për Zgjedhje të ketë një dispozitë përfundimtare që në mënyrë ceremoniale, me font 14 dhe ngjyrë të kuqe, parasheh se zgjedhjet e radhës do të jenë edhe të fundit.
😂😂😂
Kush more po tutet me shku në zgjedhje prapë!?!?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button