KosovëLajme

Daut Haradinaj prezanton idenë “Kodi i Gjeneralëve”

Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ka vendosur të dalë me një projekt-ide, i cili quhet “Kodi i Gjeneralëve”.

Parmës një postim në Facebook ka shkruar se 24 marsi është një prej datave me të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, ku 23 vjet më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloi luftën frontale në Dukagjin.

“Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë. Ideja ime është që ky organizim ose klub që është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”.

Postimi i tij i plotë:

24 Marsi është një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë të re! 23 vite më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloj luftën frontale në Dukagjin. 22 vite më parë UÇK-së dhe luftës sonë iu bashkua edhe NATO-ja, me të cilën bashkërisht e arritëm lirinë e Kosovës.

Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë.

Ideja ime është që ky organizim ose klub që është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë.

Qëllimi i këtij klubi që do të funksiononte si një OJQ jofitimprurëse është që përmes ekspertizës dhe bagazhit që bartin gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të mbështesin institucionet tona të sigurisë:

– Në avancimin dhe profesionalizmin e punës së tyre;
– Në përafrimin e tyre me NATO-n dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar të sigurisë;
– Promovimi i traditës ushtarake të Republikës së Kosovës, vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
– Mbrojtjen e dinjitetit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet qeverisëse: qendrore, lokale, agjencitë dhe shoqatat tjera në Republikën e Kosovës;
– Bashkëpunimi me shoqatat dhe organizatat simotra ndërkombëtare me qëllim të promovimit të interesave dhe vlerave kombëtare të Republikës së Kosovës.
Këto qëllime do të arriheshin përmes organizimit të:
– Seminareve, tribunave, konferencave dhe organizimeve të ndryshme;
– Studime shkencore dhe profesionale të luftës së UÇK-së;
– Debateve, qëndrimeve, analizave dhe rekomandimeve nga fusha e sigurisë dhe interesave kombëtare;
– Veprimtari multimediale dhe publicitare.
Kētë ide e kam disktuar më shumë miq dhe kolegë të cilët e kanë mbështetur dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre të vlefshme. Bashkë me ta në ditët në vijim do ta formësojmë këtë projekt!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button