Slider

Deklarata e këtij serbi po çmend Serbinë: Duhet ta njohim Kosovën

Serbisë nuk do t’i ofrohet asgjë, madje as “një fletë fiku” për të hequr dorë nga Kosova, ka thënë redaktori i politikës së jashtme të revistës “Hronikls“, Srgja Trifkoviç

Këtë konstatim ai e bëri me rastin e deklaratës së ish-komandantit të NATO-së Klark për “njohjen e ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë”, si politikë zyrtare të administratës së re amerikane dhe Beogradi herët a vonë duhet ta pranojë këtë.


Ai përkujton se gjenerali amerikan kishte urdhëruar bombardimet e NATO-s mbi RF të Jugosllavisë.

Deklaratën e bëri me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, derisa shtoi se “mendon se ardhmëria e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë, do jetë njohja e ndërsjellë dhe se kjo varet nga liderët në Serbi”.

Klark ka theksuar se “mendoj se do shohim afërsi të rëndësishme ka perëndimi, që do nënkuptojë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe kjo është gjë e largimit nga e shkuara dhe kthimi ka e ardhmja”.

Serbisë nga perëndimi nuk i ofrohet asgjë, as një “fletë fiku” për zëvendësim për Kosovën, shprehet Trifkoviç.

“Kënaqësia ime për këtë deklaratë është se ajo është dhënë nga një kriminel lufte, që sipas natyrës e diskrediton secilën ide që mbështet. Me fjalë tjera kjo i bie sikur Adolf Ajhman të jepte deklaratë se Izraeli duhet të njoh Palestinën, kur vetëm figura e tij që edhe ata serbë që lëkundën në momente e humbin besimin për rezistencë të marrin inspirim për të vazhduar“, mendon ai.

Ai përmendi edhe dëgjimin e para ca kohëve në Kongresin amerikan te Ollbrajt pas zgjedhjeve, në prag të marrjes së detyrës nga administrata Biden.

“Figurat si ajo dhe Klark janë garanci se Serbisë nuk do i ofrohet asgjë as edhe një ‘fletë fiku’”, që do nënkuptohej si kompensim për heqjen dorë nga Kosova. Me fjalë tjera figurat si Ollbrajt, Server, Bugajski e Klark të jeni të sigurt se nuk do japin asgjë”, ka thënë Trfkoviç për “Sputnjik”.

Kjo, aq më tepër kur në ekipin e ri të Uashingtonit kemi shprehur tone të ashpra që flasin për largimin e ndikimit rus në Ballkan dhe kur Serbia vendoset në rrafsh të njëjtë me Gruzinë dhe Ukrainën si dhe faktin se është një ndër gjashtë prioritetet e politikës amerikane.

“Nuk duhet harruar se sekretar i ri i Departamentit të Shtetit është Antony Blinken, tashmë ka paralajmëruar se Ukraina do të furnizohet me armatim, se zgjerimi lindor i NATO-së kthehet në rend dite dhe përsëri do të nxiten proceset demokratike në hapësirat post-sovjetike, që do të thotë revolucione të koduara dhe grusht shteti si ai i Majand në dimrin 2013/2014”, shprehet Trifkoviç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button