KosovëLajme

Demhasaj thotë se dorëheqja e Isa Mustafës ishte e vonuar, tregon kush mund ta zëvendësoj

Analisti politik, Arton Demhasaj thotë se dorëheqja e Mustafës si kryetar i LDK ishte e vonuar, ndërsa ka dhënë tre emrat e mundëshëm si opsioni kryesor për të zëvendësuar atë.

Pas rezultateve në zgjedhje të LDK-së dhe dorëheqje së Isa Mustafës si kryetar, tashmë kanë filluar të lakohen emrat e mundëshëm që do të mund të vijën në krye të partisë.

Sipas Demhasaj, tre emrat që mund të zëvendësonin Mustafën janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala.

Unë mendoj se kjo dorëheqje është e vonuar sepse është ditur dhe është paralajmëruar edhe më herët për rezultatin që mundet me e pas LDK. Tashmë kjo dorëheqje nuk e ka rëndësinë e njëjtë, sidoqoftë mirë që ka ndodhur dhe tash mendoj që LDK duhet me vendos me shpall zgjedhje të parakohëshme të brendshme dhe në bazë të vullnetit të delegatve që vijë të degëve atëherë me vendos se kush do të jetë kryetar partie”, deklaroi ai në një prononcim për Gazeta Blic.

Momentalisht janë tre emra që munden me u përfol, të paktën sipas mendimit tim ata janë Lumir Abdixhiku, Kujtim shala dhe Lutfi Haziri”, u shpreh Demhasaj.

Ndërkaq sipas tij, LDK ka një bazë të mirë elektorale e që me një lidership të ri dhe reforma brenda partisë do të mund të kthehen në pozicionin që dikur kishte.

LDK ka një bazë të mirë elektorale, po atë bazë elektorale e ka humbur në 10 vjeqarin e kaluar, andaj mendoj që do të vijë një lidership i ri me një frymë të re brenda LDK-së, me një reform të re dhe gradualisht mendoj që LDK mund të kthehet në vendin që e ka pas”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Mustafa dha dorëheqje pasi LDK u rradhit e treta me 13.08% në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button