
Eman Rrahmani, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeursalem, duke thënë se njohja e shtetësisë nuk blihet në kurriz të të tjerëve dhe duke u bërë padrejtësi popujve të tjerë, shkruan Gazeta Metro.
“Njohja e shtetësisë nuk blihet në kurriz të tjerëve, nuk blihet duke bërë padrejtësi ndaj popujve. Çdo kush, çdo herë, kudo e kurdo do të korrë atë që ka mbjell”, ka shkruar Rrahmani ndër tjerash.
Ndërsa veprimin e Qeverisë Hoti, për hapje ne ambasadës në Jerusalem e ka quajtur si të dëmshme dhe servil ndaj të fortit.
:Qeveritë ilegale, qeveritë që punuan kundër interesave të popullit të tyre për 20 vite, nuk mund të mos jenë të dëmshme edhe në arenën ndërkombëtare. Qeveri e qeverisje të tilla janë shkelëse të atyre që janë të dobët, e servil ndaj të fortit”, ka shkruar Rrahamni
Postimi i plotë
Atë që e bënë me Palestinën, tash e 22 vite e kanë bërë me Kosovën.
Këto qeveri e qeverisje për 22 vite u kanë bërë dëme qytetarëve e vendit tonë, kanë hapur shumë “ambasada serbe” në Kosovë.
-ZAJEDNICA, e cila është provuar të formohet nga pushtetarët servilë e të korruptuar.
-DEMARKACIONI, është një tjetër ambasadë në territorin e Republikës së Kosovës.
-Formimi i komunave me shumicë serbe, është hapja e shumë ambasadave në Republikën e Kosovës.
-Vendet e rezervuara janë një tjetër ambasadë serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
-Qeveritë ilegale, qeveritë që punuan kundër interesave të popullit të tyre për 20 vite, nuk mund të mos jenë të dëmshme edhe në arenën ndërkombëtare. Qeveri e qeverisje të tilla janë shkelëse të atyre që janë të dobët, e servil ndaj të fortit.
Kjo tregon që këto qeverisje e ky pushtet kur i jepet mundësia edhe mund të bëjnë të padrejta, mund të bëhen mohuese të vërtetës. Një popull që për një shekull luftoi për liri, për drejtësi e pavarësi nuk mund të dalë kundër të drejtës, lirisë dhe demokracisë. Qëndrimet e këtyre pushteteve nuk duhen të jenë qëndrime të popullit i cili më së miri di të tregojë për liri, barazi e drejtësi.
Njohja e shtetësisë nuk blihet në kurriz të tjerëve, nuk blihet duke bërë padrejtësi ndaj popujve. Çdo kush, çdo herë, kudo e kurdo do të korrë atë që ka mbjell./gazetametro.net