Slider

Deri sot, 68668 persona deri tani të regjistruar nga mërgata

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim deri në orën 08:00 sot janë regjistruar gjithsej 68.668 persona nga diaspora.

Regjistrimi i personave jashtë vendit filloi më 1 mars. Përmes aplikacionit regjistrohen shtetasit e Maqedonisë që banojnë jashtë vendit, për shkak të punës ose arsye të tjera personale, deri në 12 muaj ose më gjatë, ndërsa regjistrimi do të bëhet deri më 21 prill 2021.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje në konferencë për shtp tha se numri i qytetarëve të regjistruar nga diaspora tejkaloi 60 mijë. Në vendin e parë është Zvicra me rreth 16 mijë, që është një e katërta e numrave të pritur, më pas vijon Gjermania me 10 mijë, Italia me gjashtë mijë, ndërsa në Kanadë dhe Australi ka rezultate shumë më të dobëta, për të cilat si Ministri përgjegjëse ndërmarrim veprime shtesë dhe u bëjmë thirrje një numri sa më të madh të inkurajohen dhe të ndajnë disa minuta për këtë proces”, deklaroi Osmani.

Ai informoi se regjistrimi i diplomatëve tanë dhe anëtarëve të përfaqësive konsullore ka përfunduar me sukses, ndërsa regjistrimi i diasporës vazhdon, i cili do të zgjasë deri më 22 prill.

Ministri Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Zvicër dhe Spanjë. Vizitat e punës së Osmanit janë pjesë e veprimtarive diplomatike për prezantimin e dosjes evropiane të vendit, por edhe në drejtim të mobilizimit të diasporës sonë për përfshirje në procesin e vetë-regjistrimit brenda Regjistrimit 2021.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button