Showbiz

Diona Fona me fotosesion të ri në ditëlindjen e 22-të

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Diona Fona, sot (e martë) feston ditëlindjen e 22-të.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa tregoi se po feston ditën e veçantë.

Me të njëjtin rast, ajo vendosi që të shpërndajë edhe setin e ri fotografik, me të cilin ka mahnitur fansat.

E veshur në mënyrë ekstravagante, Diona në rend të parë ka theksuar tipare e mrekullueshme trupore.

Flokët i ka mbajtur të lidhura lart kokës, derisa makijazhi profesional i perfeksionoi edhe më shumë paraqitjen.

Shumë figura publike patën rastin që të urojnë bukuroshen brune, ndërsa i shpresonin më të mirat.

“Xhani” në anën tjetër është projekti saj i fundit, që u prit mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button