Slider

Diplomati iranian dënohet me 20 vjet burg për planifikimin e bombardimit në tubimin madhor në Francë

Një diplomat iranian është dënuar për tentim-kryerjen e një vënieje të bombës në një tubim të madh francez të mbajtur nga një grup opozitar në ekzil.

Assadollah Assadi, 49 vjeçar, që kishte punuar në ambasadën e Iranit në Vjenë, mori dënimin prej 20 vitesh burg nga gjykata e Antwerpit në Belgjikë.

Ishte e para herë që një zyrtar nga Irani u përball me akuza ë tilla në BE që nga revolucioni i 1979-s, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Tre të tjerë po ashtu u dënuan. Ata ishin arrestuar në një operacion të përbashkët policor nga Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Dhjetëra mijëra njerëz kishin marrë pjesë në një tubim jashtë Parisit më 2018, përfshirë edhe avokatin e Trumpit Rudy Giulianin.

Ky verdikt vjen disa javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, mori detyrën, me Iranin që shpreson se ai do të tregohet më i butë se para-ardhësi i tij Trump, dhe do të heq disa prej sanksioneve gjunjëzuese ekonomike.

Franca e ka fajësuar ministrinë iraniane të Inteligjencës për sulmin e planifikuar dhe iu ka ngrirë asetet dy zyrtarëve të lartë iranianë.

Teherani ngulmon që i gjithë rasti ishte fabrikim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button