BotaLajme

Dritan Abazoviq konfirmon, shefi i Shërbimit Sekret të Malit të Zi zbulon të dhëna të fshehta

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Dejan Vukshiq, ka bërë një lëshim duke zbuluar të dhëna të fshehta – duke paralajmëruar se do të diskutoj me të lidhur me këtë çështje, duke mos precizuar për çfarë të dhënash të fshehta bëhet fjalë.

Për këtë, Abazoviq ka marrë konfirmimin e koordinatorit për Siguri, bëhet fjalë për deputetin e partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq, i cili ka thënë se Dejan Vukshiq ka zbuluar të dhëna të fshehta të një agjencie të informimit të shteti që është anëtare e NATO-s.

“Është skandaloze që drejtori i ANB-së ka shkuar një hap tutje, duke shkelur në mënyrë flagrante Ligjin për të dhënat e fshehta. Zbuloi identitetin e përfaqësuesve të një agjencie të informacionit, që është një skandal, që nuk ka ndodhur më parë në agjencitë e sigurisë. Bëhet fjalë për një lëshim, që është shkelje e qartë, për të cilin zotëri Vukshiq duhet të jap llogari”, ka thënë Konjeviq.

Ai ka ftuar të parin e Qeverisë, Zdravko Krivokapic që publikisht të sqarohet për këtë skandal.

“Pasi që ai (Krivokapiq) është personi më përgjegjës për ruajtjen e kursit që vetë e ka proklamuar, duke ia rikujtuar deklaratën e shtatorit që Mali i Zi do të vazhdojë rrugëtimin euro-atlantik duke përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO”, ka shtuar Konjeviq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button