Opinione

“Dualizëm, skizofreni, konflikt interesi”, profesor Latifi e zbërthen Vjosa Osmanin

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka zbërthyer deklaratën e sotme kërcënuese të Vjosa Osmanit ndaj KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Daka.

Latifi në një postim në Facebook thotë se duhet marrë seriozisht filozofi francez, Rene Dekart, kur thotë se njeriu është i përbërë nga dy substance të ndara nga njëra tjetra: trupit dhe mendjes.

Në këtë kontekst ai ilustron rastin e Vjosa Osmanit, teksa thotë se kjo e fundit është në karrigen e presidentit por mendon si numri dy në listën zgjedhore të një partie politike.

Postimi i plotë:

Duhet ta marrim seriozisht Dekartin kur thotë se njeriu është i përbërë nga dy substanca të ndara nga njëra tjetra: trupit dhe mendjes.Për shembull: me trup mund të ndodhesh në karrikën e presidentit të Kosovës, ndërsa mendon si numri dy në listën zgjedhore të një partie politike.Filozofia këtë e quan dualizëm. Psikologjia klinike e quan skizofreni. Jurisprudenca e quan konflikt interesi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button