KosovëLajme

Dy ditët e emisarit Lajçak në Kosovës| Gjithçka çka u diskutua në gjitha takimet më liderët politikë kosovar

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak të hënë zbarkoi në Kosovë.

Laçjak me të arritur në Kosovë takimin e parë e zhvilloi me fituesin e zgjedhjeve të 14 shkurti, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Takim që zgjati mbi një orë u mbajt pa prezencën e mediave, shkruan Arbresh.info.

Lajçak pak orë pas takim edhe Kurtin shkruajti në Twiter shkurt për temat që u diskutuan.

“Kam pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin sonte. Ne diskutuam në thelb për dialogun e po ashtu duke shikuar hapat e radhës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

E, ndryshe nga sllovaki Kurti u deklarua një ditë pas për temat që u diskutuan.

Por, ajo që u pa nga takimi është se Kurti ishte i vetëm në takim me të dërguarin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo ishte komunikata e adresuar për media nga LVV për takimin Lajçak-Kurti:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti, priti mbrëmë në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák në kuadër të vizitës disa ditore të këtij të fundit në Republikën e Kosovës.

Kryetari Kurti pranoi urimet e z. Lajčák për rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, teksa e falenderoi atë për vizitën në Kosovë. Në fillim të takimit ata folën për zgjedhjet e fundit, mbarëvajtjen e tyre dhe çka nënkuptojnë ato për vendin dhe qytetarët, si dhe për domodoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Kryeministri në ardhje Kurti e njoftoi z. Lajčák për prioritet e Qeverisë së tij e të cilat burojnë nga nevojat sa evidente aq edhe të shprehura hapur nga qytetarët e Kosovës.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, z. Kurti tha se ai është një proces i rëndësishëm që nuk do të neglizhohet. Porse duke qenë i tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me një qasje të re. Duhet të jetë transformues duke qenë i bazuar në parime e vlera, për dallim nga ai transaksional i bazuar në interesa momentale. Së dyti, të ketë karakter trans-atlantik në kuptim të bashkërendimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe të integrimeve perëndimore për të dy palët. Së treti, të jetë demokratik e transparent, në shërbim të popujve e qytetarëve dhe jo të qeverive aktuale apo politikanëve të veçantë.

Në fund, të dy u dakorduan të mbeten në kontakt të rregullt dhe të vazhdojnë bashkëpunimin pas formimit të qeverisë së re.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2F10157489700932000&width=500&show_text=true&height=784&appId

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovës Lajçak e nisi në takim me Vjosa Osmanin.

Takimi Lajçak-Osmani (VIDEO)

Pas një takimi me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ai tha se edhe BE-ja pret zbatimin e programit elektoral të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Osmanit, por se partnerët ndërkombëtarë, BE-ja dhe SHBA-ja, presin edhe vazhdimin e dialogut.

“E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e po e përsëris se ky proces do të mund të përmbyllet brenda disa muajve, nuk kërkon vite që të arrihet marrëveshja. Por, ne nuk jemi ata që po nxitojmë ose ata që e ngadalësojnë procesin. Janë Kosova dhe Serbia që vendosin se sa shpejtë duan të procedojnë. Nëse duan të takohen na baza mujore, ne jemi aty. Nëse ata duan të takohen në baza javore, ne jemi këtu për të ndërmjetësuar dhe ne nuk na duhen edhe dhjetë vjet të tjera, as pesë vjet të tjera, as tre vjet, nëse ka përkushtim dhe vullnet të palëve”, u shpreh Lajçak.

Ai tha se pret që klasa politike në Kosovë të jetë unike në këtë drejtim dhe ta kuptojë rëndësinë e dialogut me Serbinë.

Lajçak i siguroi liderët kosovarë se procesi i dialogut është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara.

“Jam i lumtur të them se pas ardhjes së administratës (së presidentit amerikan, Joe) Biden, ky bashkëpunim nuk mund të jetë më i ngushtë sesa është. Ne po punojmë ngushtë në baza ditore, me partnerët tanë amerikanë dhe miqtë dhe ne e ndajmë qëllimin e njëjtë që është e ardhmja evropiane për Kosovën dhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Lajçak.

Osmani: Dialog me qasje të re

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se institucionet e reja do të angazhohen në dialog, por me një qasje të re, e cila sipas saj, synim kryesor do të ketë trajtimin e barabartë në dialog dhe njohjen e ndërsjellë si akt final.

“Qasja e re nënkupton që ne assesi nuk mund ta pranojmë që çështja e kufijve, sovraniteti, rregullimit kushtetues të Kosovës të bëhen pjesë e negociatave sepse ato negociata kanë përfunduar në vitin 2008, nën mandatin e Ahtisartit”, tha Osmani.

“Kosova ka bërë shumë koncesione, sa e kanë sjellë buzë jofunksionalitetit. Nuk është tema se çfarë mund të japë sërish Kosova, por se si BE-ja mund t’ua jap përfitimin Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE”, shtoi ajo.

Osmani tha se ka kërkuar nga Lajçaku që pas konstituimit të insititucioneve të reja, t’iu ofrohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në kuadër të dialogut dhe të shihet se në çfarë faze janë zbatuar ato dhe çfarë mund të bëhet.

Pas takimit me Osmanin, Lajçak u takua me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Takimi me Hotin  ndryshe nga të tjerët ishte pa prezencën e mediave dhe shumë i shkurtë.

“Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak e falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi.

Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, ishte njoftimi i shkurt në Facebook nga Hoti.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Favdullah.hoti%2Fposts%2F4125110937550229&width=500&show_text=true&height=765&appId

Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkoi edhe në zyrën e Partisë Demokratike të Kosovës ku u prit nga Enver Hoxhaj.

Por, Hoxhaj pati një kërkesë për  emisarin sllovak të BE’së, shkruan Arbresh.info.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka njoftuar për qëndrimin e PDK-së që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, të mos e cënojë tërësinë territoriale, intergritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Sipas Hoxhajt, rajoni mund ta tejkaloj këtë sfidë historike vetëm kur të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën dhe Kosova siguron ulëse në OKB.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button