Slider

DY TË VRARË NË FUSHË TOPANË NË SHKUP, SULMUESIT JANË ARRATISUR

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit në lagjen Fushë Topanë në Shkup, shkruan A1on. Sulmuesit janë në arrati.
E gjithë lagjja momentalisht është e mbyllur nga ekipet e policisë, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe prokurori për të këqyrë vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit kur sulmuesit kanë dalë nga vetura dhe me pistoletë dhe me pushkë automatike kanë gjuajtur ndaj dy personave që kanë qenë të parkuar në automjet.
Në vendngjarje ka ekipe policore ndërsa rreth orës 5 të mëngjesit ka arritur edhe prokurori publik. Ende nuk dihen arsyet dhe motivi për vrasjen e dy personave, ndërsa identiteti i sulmuesve është i panjohur.
Më shumë informacione pritet të ketë gjatë ditës së sotme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button