Sport

E akuzuan se bleu Chelsean me kërkesën e Putinit, ndryshon libri për Abramovich

Pronari i klubit të futbollit të Chelsea-t, Roman Abramovich, ka pranuar faljen dhe ndryshimin e librit “Njerëzit e Putinit”, pasi ka paditur më parë autorin dhe botuesin.

Abramovich paditi botuesin Harper Collins dhe autoren Catherine Belton për fragmente në lidhje me blerjen e një klubi anglez nga një miliarder rus.

“Ne jemi të kënaqur që Harper Collins dhe autori i kërkuan falje zotit Abramovich dhe ranë dakord të ndryshonin librin, duke hequr disa pretendime të rreme rreth tij,” tha një zëdhënës i manjatit rus.

Në nëntor, Gjykata e Lartë vendosi se libri përmbante shpifje kundër Abramovich dhe në vend të kompensimit financiar, tani është arritur një marrëveshje për të ndryshuar disa pjesë të librit.

Chelsea iu tha se pasazhet e diskutueshme kanë 1700 fjalë, duke përfshirë “deklarata të rreme” për blerjen e klubit nga Abramovic. Libri përfshinte pretendimet e ish ndihmësit të Putinit, Sergei Pugachev, i cili tha se Abramovich bleu Chelsean me kërkesën dhe inkurajimin e Putinit, në një përpjekje për të rritur ndikimin e Rusisë në botë.

Harper Collins tha se tani “nuk ka asnjë provë, përveç deklaratave të vetë individëve, të cilat konfirmojnë pretendimet e bëra autorit nga Sergei Pugachev dhe dy persona të tjerë të paidentifikuar për blerjen e klubit të futbollit Chelsea”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button