KosovëLajme

E dhimbshme, dalin pamjet e rënda të vrasjes së dëshmorit Avni Koshtova nga bandat serbe në Mitrovicë

Sot bëhen 21 vjet nga vrasja e Avni Hajredinit, njërit ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avni Hjaredini i njohur nga opinioni si Avni Koshtova, ishte një nga figurat më emblematike të luftës për çlirimin e vendit dhe vendosmërisë e përkushtimit për të mbrojtur edhe pas përfundimit të luftës shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës nga sulmet e vazhdueshme të bandave serbe.

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar pamjet drithëruese nga momenti kur qëllohet dëshmori Avni Koshtova.

Këto pamje ekskluzive, janë siguruar nga kameramani i njohur Besfort Hasanaj.

Kujtojmë se dëshmori Hajredini ishte vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte lumin Ibër për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=809910582440230

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button