LajmeMaqedoni

E diela ditë jo pune! Ja vetëm kush do të punojë

Të dielën do të punojnë vetëm ata që e kanë patjetër të punojnë. Ministrja e punës Jagoda Shahpaska për Alsat është shprehur se punëtori që do të punojë të dielën duhet të marrë mëditje më të lartë për 50 % dhe një ditë pushim gjatë javës tjetër të punës. Sipas planit, të dielën do të punojnë pikat e karburantit, tregtia e rrymës, të gjitha llojet e transportit, sektori i gastronomisë, mediat, spitalet, sektori i telekomunikacionit, shërbimi zjarrfikës, shërbimet e varrimit, veprimtaritë komunale, muzetë, kopshtet zoologjike dhe shumë të tjera që do të definohen në këtë periudhë.

Në pjesën e rrjetit tregtar, propozim- ligji parashikon funksionimin vetëm të objekteve tregtare deri në 200 metra katrorë, të cilat janë pjesë e pikave të karburantit në pikat kufitare të aeroporteve, stacioneve të autobusëve dhe stacioneve hekurudhore. Për objektet e tjera tregtare, zgjidhja ligjore thotë se ato nuk do të punojnë të dielën – tha Jagoda Shahpaska- Ministre e punës dhe politikës sociale.

Anketa e kryer nga Lidhja e odave ekonomike mes anëtarëve të saj për këtë çështje, tregon se për 65% të kompanive, e diela do të jetë ditë pushimi për punëtorët. Por, janë të prerë se veprimtari të caktuara për nevojat e qytetarëve duhet të funksionojnë edhe të dielën.

Si përjashtim u përmendën objektet shëndetësore, kompanitë ushqimore, pikat e karburantit, objektet gastronomike për ushqim dhe pije si dhe qendrat tregtare që i përdorin qytetarët gjatë fundjavave, por që kanë edhe vizitorë nga vendet fqinje – thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button