Sport

“E dua Messin në skuadër”, Di Maria: Nëse vjen, unë dhe gruaja gatuajmë për të

Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria, shpreson shumë që një ditë ai të luajë në të njëjtin ekip me Leo Messin. Dyshja luan bashkë në kombëtaren argjentinase, por ish-lojtari i Real Madrid e dëshiron dhe këtë eksperiencë. Kjo ëndërr e tij mund të kthehet realitet tashmë që kapiteni i Barcelonës mund të kalojë tek gjigantët francezë, por kontrata e Di Marias me to përfundon në fund të këtij sezoni.

“Gjithmonë kam ëndërruar të jem me një klub me Messin. Sa herë që shkojmë të luajmë me kombëtaren, aventura me të duket shumë e shkurtër. Gjithmonë kam dashur që ta kem Leon çdo ditë pranë.

Një herë kam patur mundësinë të transferohesha te Barcelona, por nuk u realizua. Duket se tani ka një shans tjetër, por kontrata ime po mbaron këtu. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë, por dua shumë të luaja me të e do të isha shumë i lumtur”, deklaron argjentinasi.

“Unë kam patur shansin të luaj me Cristiano Ronaldon, Neymar dhe Mbappe. Nëse luaj dhe me Leon, atëherë mund të tërhiqem nga futbolli i lumtur. Madje dhe gruaja ime më tha se nëse vjen Messi këtu ne do të qëndrojmë edhe si kuzhinier. Kjo do të thotë shumë. Nuk mund të kërkoj asgjë më shumë”, përfundon Di Maria. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button