Sport

E kryer! Ozil drejt këtij klubi

Mesut Ozil prej ditësh diskuton me Arsenalin për përfundimin e parakohshëm të kontratës, që skadon në fund të këtij sezoni dhe duket se momenti i dëshiruar ka ardhur.

Goal raporton se Arsenal dhe Ozil kanë gjetur marrëveshjen për të ndërprerë kontratën, kur klubi londinez kishte edhe 7 milionë paundë për t’i dhënë deri në fund të sezonit.

Tashmë Ozil do duhet të zgjedhë klubin e ri dhe me veprimet e fundit të tij tregojnë se ka vendosur.  Në Twitter ai ka postuar dy zemra me ngjyrat e fanellës së Fenerbahce dhe simbolin e kohëmatëses me rërë, duke paralajmëruar kalimin në Stamboll së shpejti. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button