
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Myriophyto të Greqisë, ku nipi ka qëlluar për vdekje me thikë xhaxhain e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme.
Mediat greke raportojnë se një 27-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhain e tij, 63-vjeçar, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen të ditura. I plagosuri u dërgua në spitalin e Kilkis, ku u shpall i vdekur.
Para ngjarjes së rëndë raportohet se viktima dhe autori kishin debatuar. Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.