KosovëLajme

E rrallë në Kosovë/ 107-vjeçarja hedh votën: Asnjëherë s’kam munguar për zgjedhjet, pres ndryshim për të rinjtë

Një 107-vjeçarë në Kosovë ka votuar në fshatin Dardani të Ferizajt. Xhyzide Aliu ka thënë se po voton pasi ka marrë pjesë gjithmonë në zgjedhje, dhe kësaj radhe pret ndryshim për të rinjtë.

Ajo shpreson që kryeministri i ri që do të dalë nga këto zgjedhje t’i kënaqë të gjithë.

“Prej që e mbaj në mend se ka filluar votimi, unë kam votuar. Të rinjtë shpresoj që marrin rrugë të drejtë. Pres ndryshim për të rinjtë, të rriten, gëzohen e të përparojnë. Të rinjtë të dalin në dritë dhe kryetari i ri t’i kënaqë të gjithë. Nuk kam lënë asnjëherë pa votuar”, u shpreh 107-vjeçarja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button