LajmeMaqedoni

E tmerrshme, fëmia që humbi jetën nga zjarri ishte lidhur me zinxhirë

Detaje të tmerrshme nga ngjarja tragjike në Gostivar rrjedhin nga informacionet e Prokurorisë Publike. Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së shpërthimit të zjarrit, njofton LOBI.

“Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit. Sipas familjes, arsyeja e lidhjes ishte se fëmija ishte agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale”, thuhet në deklaratë e Prokurorisë”, thonë nga Prokuroria e Gostivarit.

Prokuroria Publike njofton se ekipe nga ky institucion tashmë po kryejnë hetime në banesën që u përfshi sot nga flakët, ku jetë ndërroi një 7-vjeçar. Priten hetimet nga ekipet special në departamentin për krim-teknikë në MPB. LOBI.MK

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button