
Policia e Devollit ka arrestuar mbrëmjen e sotme një 20 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua me aftësi të kufizuara mendore.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.K., 20 vjeç, banues në Miras, i cili dop të përballet me veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Njoftimi:
Devoll
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.