Kosovë

Edhe kjo parti iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partia e saj do të shkojë në zgjedhje në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kusari-Lila deklaroi se deri nesër pasdite është afati i fundit për koalicion zyrtar, gjersa shtoi se të vetmin orientim e kanë pasur të garojnë me Lëvizjen Vetëvendosje.https://central.gjirafa.com/renderer.

“Ne si parti bashkëpunimin e kemi vlerësuar ditë më parë me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk i është dhënë shanca një qeveri të konfirmohet deri në fund. Edhe kësaj radhe do të jemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Deri nesër pasdite është afati i fundit për koalicion zyrtar, të vetmin orientim e kemi pasur të garojmë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo.

Ajo po ashtu foli edhe për ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, duke thënë se nëse kjo e fundit vendos që të garojë në kuadër të VV-së, do të jetë një marrëveshje mes dy partive, por do të jetë një listë.

“Është mbyll afati për regjistrimin e subjekteve të reja politike. Nëse Vjosa Osmani vendos të garoj në kuadër të Vetëvendosjes do të jetë një marrëveshje mes dy partive, por do të jetë një listë, ajo e Lëvizjes Vetëvendosje”, përfundoi ajo në T7./Gazeta Sinjali/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button