LajmeMaqedoni

Edhe vaksinat i ndajnë në Lindore dhe Perëndimore! Në vendet e BE-së do të udhëtohet edhe me PCR test

Propozimi për vendosjen e të ashtuquajturave “Kovid-pasaporta” për udhëtim të lirë në suaza të BE, që do të dorëzohet më 17 mars, do të vlejë vetëm për vaksinat e miratuara nga Agjencia evropiane e barërave (AEB), deklaroi Ilva Johanson, komisare për punë të brendshme në KE. Lajmin së pari e transmetoi rrjeti televiziv “Euronews” duke u thirrur në burime në BE, ndërsa siç shkruan, certifikata – pasaportë për udhëtim të lirë nuk e përjashton mundësinë që qytetarët të udhëtojnë në suaza të BE edhe në bazë të testeve që tregojnë se nuk janë të infektuar me virusin korona ose nëse pajtohen me karantinë.

Eurokomisari për drejtësi, Rejnder, qartë e bëri të ditur se vendet anëtare mund lirshëm të vaksinojnë qytetarët e tyre me vaksina nga prodhues të tjerë por se nuk do të marrin certifikatë të licencuar për udhëtim, nëse vaksina nuk është nga prodhues i miratuar.Reklame

“Punojmë në certifikatat, por nuk është pasaportë, nuk bëhet fjalë vetëm për vaksinim. Bëhet fjalë për rikuperimin e njerëzve që e kanë pasur këtë sëmundje, vaksinë ose test. Nuk kemi vaksinim të patjetërsueshëm kështu që është e mundur të refuzohet vaksinimi. Edhe për momentin nuk kemi kapacitet për të organizuar vaksinimin e gjithë njerëzve që duan të vaksinohen. Nuk duam të ketë asnjëfarë diskriminimi”, tha Didie Rejnders – Eurokomisar për Drejtësi.

Megjithatë, para disa ditësh nga OBSH-ja thanë se të ashtuquajturit Kovid pasaportat nuk duhet të përdoren për udhëtime ndërkombëtare, për shkak të numrit të madh të problemeve, duke i përfshirë ehe arsyet etnike, për shkak se vaksinat kundër virusit korona nuk janë të arritshme lehtë në nivel global.

“Vaksinimi thjeshtë nuk është i arritshëm në mbarë botën dhe nuk është i arritshëm në bazë të drejtë. Nga Ministria e shëndetësisë në lidhje me propozimin e këtillë të Brukselit, thonë se ata nuk kanë marrë kumtesë zyrtare, edhe pse ministri i shëndetësisë, Venko Filipëe para disa ditësh tha se “pasaporta për vaksinim” është tema mbi të cilën duhet të bisedojnë përfaqësuesit e OBSH-së në vend, por mendon se duhet të jetë dokument i unifikuar. Maqedonia deri më tani ka marrë 8.190 vaksina Pfizer si donacion nga Serbia, ndërsa arriti edhe dërgesa e parë prej 3000 vaksinave të prodhuesit rus Sputnik. Sipas Ministrisë së shëndetësisë duhet të arrijnë edhe 200 mijë vaksinat kineze nga kompania Sinofarm”, deklaroi Majkl Rajan – Përfaqësues i lartë zyrtarë i OBSH-së.

Rregullatori evropian për momentin i ka aprovuar vaksinat Pfizer/Biontek, Astra Zeneka, Moderna dhe Xhonsok&Xhonson. Certifikatat për vaksinim do të duhej të vlejnë deri në fund të pandemisë, ndërsa kovid pasaportat duhet të jenë të arritshme në format digjital dhe në letër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button