Showbiz

Estrada vijon lotët për Albert Krasniqin! Ledri Vula dhe Mozzik kujtojnë të ndjerin me fotografi nga e kaluara

Ish-pjesëtari i label-it “Babastars”, Albert Krasniqi, ndërroi jetë nga një ngjarje tragjike që shokoi mbarë opinionin në Kosovë.

Të mërkurën ai u ekzekutua me një armë zjarri pranë banesës së tij, teksa autoritet kanë arrestuar babain e tij si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Figura të shumta publike kanë shprehur ngushëllime për humbjen e të ndjerit, teksa disa prej tyre u panë të pranishëm edhe në varrim.

Së fundmi, reperi Ledri Vula që sipas Telegraf, dikur ndante të njëjtin label me të ndjerin, publikoi një fotografi të shumë viteve më parë me Albertin, në InstaStory.

“I lehtë të qoftë dheu Bruda”, shkroi Vula në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, një kujtim të ndjerit ia bëri edhe reperi i njohur me prejardhje nga Ferizaj, Mozzik, i cili ngushëllimin e tij e shprehur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“U prehsh në paqe Albert Krasniqi. Zoti familjes, shoqërisë gajretin, e të ndjerit xhenetin”, kanë qenë fjalët e Mozzik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button