Sport

“Faleminderit Guardiola”, presidenti i Napolit ka disa fjalë për UEFA e FIFA

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiss, i ka dalë përkrah Pep Guardiolës pas deklaratave të tij për kalendarin e ngjeshur. Italiani i bashkohet kështu trajnerit të Cityt dhe ka një kërkesë të hapur për UEFA-n e FIFA-n.

“Unë jam plotësisht dakord me atë tha Pep Guardiola. Ligat Kombëtare dhe tifozët e tyre nuk mund të injorohen. Në fakt ai thotë që UEFA dhe FIFA po vrasin lojtarët. Këtë gjë unë e kam thënë që kur i jam futur futbollit. Më në fund doli një person intelegjent dhe i përgjegjshëm. Faleminderit Guardiola”, shkruan italiani në Twitter.

Kujtojmë që trajneri i Manchester Cityt mbrojti mënyrën e tij për rotacionin që bën në klubin anglez, për shkak të kaledarit të ngjeshur. De Laurentiis bëhet kështu personi i dytë në këtë nismë, por ende nuk ka ndonjë reagim nga UEFA apo FIFA. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button