KosovëLajme

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Vetëm ky duhet të jetë kryetari i ri, ja vegla të kujt janë të tjerët

Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën mban Kuvendin e saj zgjedhor, ku pritet të zgjedhë kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Deri më tani kandidaturën e kanë shpallur Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

E familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, përmes një postimi në facebook thonë se kryetar i ri i LDK-së duhet të jetë Anton Quni.

“Nga këta kandidatët për lider të LDK-së që pretendojnë postin liderit më i merituari dhe përgjegjshmi është Anton Quni. Të gjithë të tjerët janë vegla të Isa Mustafes në një formë ose tjetër. Anton Quni premtimin që ia beri Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit në parlament si duket nuk po e mban😜?! U pat premtuar se kur t’i qon në burg ata, do të pensionohet ..! Është mister kontributi i Antonit në atë drejtim edhe pse atë premtim duhet vlerësuar sepse ata vërtetë u burgosen!”, shkruan familja Imeri në facebook.

Por, ata thonë se as Anton Quni nuk do ta shpëtojë LDK-në.

“Anton Quni nuk e shpëton LDK-në nga rënia por është zgjedhja më e mirë në këto momente të renda, teksa partia e Ibrahim Rugovës po lufton për mbijetesë”, thuhet në postimin e familjes së Haki Imerit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button