Slider

Filipçe: Jemi në mesin e valës së re, për vaksinimi masiv do përdorim edhe sallën “Boris Trajkovski”

Jemi në mesin e valës së re të virusit, sipas kohëzgjatjes së valëve prej rreth tetë javë në jemi kah java e gjashtë. Me të vërtet është presion i madh mbi spitalet, por këtë ne e menaxhojmë me punë intensive në koordinim me të gjithë drejtorët e shtëpive shëndetësore ku po strehohen pacientët. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili ka shtuar se nuk do të lejojnë që të mos ketë shtretër për personat e sëmurë.

Në një deklaratë për Tellma, Filipçe, ka thënë se imunizimi masiv do të fillojë në prill dhe do të fillojë me sasinë kryesore prej 200 000 doza që do të arrijnë nga Kina dhe nga sasia më e madhe prej 200 mijëve nga Rusia.

Në fazën përfundimtare është marrëveshja me “Sinofarm” ndërsa ka të bëjë me transportin.

Sipas informacioneve të fundit, për dy deri tre javë do të arrijnë edhe dozat e “AstraZeneca” nga Kovax sistemi.

“Përpos sistemit që e planifikojmë, vaksinimi të zbatohet në shtëpitë e shëndetit, planifikojmë edhe një objekt, me siguri salla ‘Boris Trajkovski’ ku në më tepër pika do të zbatohet një pjesë e vaksinimit masiv”, ka thënë Filipçe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button