Slider

FILIPÇE: ORË POLICORE DYJAVORE, NË FUQI EDHE GJATË FUNDJAVAVE

Ora policore do të zgjasë dy javë dhe do të vlejë edhe për fundjavat – ka theksuar Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai ka thënë se objektet hotelerike punojnë deri ora 21.00, vërrehen grupime në këto lokale, si dhe tubime në sipërfaqe publike, nuk respektohen masat dhe për këtë shkak ka edhe rritje të infektimeve të reja dhe të shtruarve nëpër spitale.

“Klinikat Interne në Shkup janë në gatishmëri për të pranuar pacientë të rinj. Goditja ndaj spitaleve nuk është aq I madh sikurse në Nëntor dhe ky është dallimi. Vështirë është të thuhet nëse do të vazhdojë ky trend. Ka mendime të ndara në mesin e epidemiologëve. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm. Kjo do të vlejë dy javë, por padyshim se po ndjekim situatën dhe ka mundësi të ketë ndryshime” – tha Ministri Filipçe.

Filipçe tha se KSI-ja ka bërë thirrje që inspektoratet kompetente më shpesh të dalin në terren, për shkak të mosrespektimit të masave. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button