Sport

“Fitorja më e madhe e UEFA-s në vitin 2021 është shuarja e Superligës”

Në muajin prill një lajm shumë i bujshëm për futbollin botëror ishte ai i krijimit të një kompeticioni të ri europian me emërtimin, Superliga.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus ishin iniciatorët e kësaj ideje, teksa më pas këtij formati iu bashkuan edhe top klubet angleze, e ato italiane.

Megjithatë, reagimi i UEFA-s, politikës dhe tifozëve të futbollit ishte i menjëhershëm duke u pozicionuar kundër kësaj ideje, e cila shihte vetëm skuadrat e mëdha duke u përplasur me njëra-tjetrën duke mënjanuar ekipet të ashtuquajtura të vogla.

Qëllimi i klubeve të sipërpërmendura ishte i qartë, të mblidheshin sa më shumë të ardhura teksa futbolli vinte nga një moment i vështirë pas COVID.

Mirëpo, ideja nuk u konkretizua ndërsa së fundmi, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e konsideron këtë dështim të Superligës si arritjen më të madhe të vitit 2021.

Tentativa e muajit prill për të krijuar një Superligë të mbyllur, kishte të bënte vetëm me pasurimin e disa klubeve dhe kërcënonte vlerat që janë në qendër të modelit sportiv europian dhe të UEFA-s. Fundi i saj, i dënuar nga politika, tifozët dhe i gjithë Kontinenti ka qenë fitorja jonë më domethënëse në vitin 2021. Dua të falenderoj të gjithë ata që mbështetën UEFA-n, në një moment të vështirë. Kjo mbështetje bën që të gjithë objektivat tonë në vazhdimësi të krijojnë një të ardhme të qëndrueshme për futbollin europian”, theksoi Ceferin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button