Showbiz

Fjolla Morina pozon provokuese nga një vaskë e mbushur me trëndafila

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.

Kjo për shkak se pak ditë më parë kurorëzoi dashurinë me martesë me partnerin e saj, biznesmenin Fisnik Syla, gjersa dasma e tyre luksoze në ishujt Maldive u komentua mjaft shumë.

KFC Delivery – prej tani dërgesë falas të mishit të preferuar deri në shtëpinë tuaj

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

Ajo tani duket se akoma po shijon pushimet në po të njëjtin vend, e cila nuk mungon me fotografi e video të reja në rrjetet sociale.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Artistja, e cila në Instagram numëron 428 mijë ndjekës, së fundmi solli disa fotografi atraktive ku pozon në një vaskë të mbushur më trëndafila.Lexo po ashtu:Fjolla mahnit me pozat me bikini nga pushimet luksoze, vë në pah edhe tatuazhet

“Koha për të ëndërruar”, ka shkruar ajo.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Ndërkohë, në prapavijë duket një pamje përrallore dhe mbrësëlënese që e ka bërë imazhin e këngëtares edhe më tërheqës.

Fjolla dhe Fisniku përndryshe kanë nga dy fëmijë nga martesat e tyre të mëparshme. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button