Slider

Frashër Krasniqi e krahason Kurtin me Erdoganin: Ky nuk është ndryshim

Frashër Krasniqi nga PSD e ka krahasuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me liderin e Turqisë, Taip Erdogan.

Ai ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes nuk është ndryshim për të, pasi që ndryshimi mund të jetë i keq.

“Ndryshim është edhe kur Gjermania nga demokracia liberale kalon në demokraci naziste, ndyrhsim është edhe fitorja e Musolinit në Itali, fitorja e Erdoganit në Turqi dhe Orbanit në Hungari ku sot e gjithë Evropa flet si Hungaria po kthehet në shtet totalitar. Kjo është e rrezikshme, kur një parti në një shtet shumë-partiak fiton mbi 50% atëherë këtu është duke ndodhur diçka me demokracinë”, ka thënë Krasniqi në Kanal10, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se së fundmi, Kurti nuk ka folur për përgjegjësitë që ka në Qeveri, por ka folur për rritjen që do të ketë tutje Vetëvendosje, e cila sipas Krasniqit është mjaft e rrezikshme për qëllimet e Kurtit. /Periskopi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button