KosovëLajme

Gani Geci tregon se si e përzuri Vjosa Osmani nga kafiteria!

Gani Geci tregon se si e përzuri Vjosa Osmani nga kafiteria.

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka rrëfyer se si, sipas tij, është përzënë nga tavolina e kafiterisë ku po qëndronte ish-kandidatja për kryeministër e kësaj partie, Vjosa Osmani, me kryetarin aktual, Isa Mustafën.

Geci, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka sqaruar se si ka ndodhur ngjarja kronologjikisht, shkruan Gazeta Express.https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=53548469&minCPM=0.5&v=2.1&guid=62863d6b8d28472ba2dfc719b996e3424f3cc0ca98eb47db8999892d3e140f61

“Në vitin 2014, kur Hashim Thaçi dilke edhe nëpër ara me mbledhë vota, Isa Mustafës i patëm shku me 20 mi nënshkrime. Shkova te një kafiteri mu ulë me Isa Mustafën, në anën e djathtë ish kanë Vjosa Osmani e Ismet Beqiri e Vlora Dumoshi. E pashë krejt rastësisht, Unë s’jom ardhë me ta liru tavolinën. Unë neser e thrras grunë teme, se unë s’merrna me gra. Qaq fortë e mbrojke Isa Mustafën në atë kohë, që unë nuk bojsha me iu afru me folë me to”, ka deklaruar Geci.

Ai ka thënë se të gjitha këto Osmani i bëri për shkak që të arrijë t’i bashkangjitet Vetëvendosjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button