LajmeMaqedoni

Gazifikimi i Maqedonisë me 50 milion euro në vitin 2021

Gazifikimi në Maqedoni në 2021 fillon me 50 milion euro, sipas planit financiar të AD Burimet Kombëtare të Energjisë, dhe pjesën më të madhe të parave të planifikuara kompania do t’i ketë për nacionalizimin e plotë të AD GA-MA.

AD-NER ka 2.02 miliardë denarë për të blerë aksionet e AD GA-MA, furnizuesi i gazit natyror të Maqedonisë, dhe këto janë paratë që janë siguruar tashmë nga Qeveria. “Deutsche Bank” dhe “Erste Bank” kanë siguruar 747 milion denarë për tubacionet kryesore të gazit Shtip-Negotinë-Manastir dhe Shkup-Tetovë-Gostivar.

Ministria e Ekonomisë siguron 140 milion denarë, ndërsa konstruktimi financiar mbyllet me 250 milion denarë të transferuar nga viti i kaluar.

Prioritet për AD NER, përveç nacionalizimit të AD GA-MA, do të jetë ndërtimi i tubacioneve kryesore të gazit.

Sipas programit për vitin 2021, është planifikuar që përfundimisht të vihet në punë një tubacion kryesor i gazit në seksionin Kavadar – Negotinë dhe ndërlidhja me konsumatorët e parë.

Shoqëria aksionare, e cila është 100% e zotëruar nga Qeveria, vlerëson se një operator i rrjetit do të zgjidhet deri në fund të vitit. Për ndërlidhjen me Greqinë, Banka Evropiane e Investimeve pritet të miratojë financimin, pra huazimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button