BotaLajme

Gjenden brenda shpellës trupat e 13 shtetasve turq të vrarë nga militantët kurdë

Forcat turke kanë gjetur trupat e 13 shtetasve turq të rrëmbyer nga kryengritësit kurdë në Irakun verior. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Trupat u gjetën në rajonin Gara, afër kufirit turk, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). “Trupat u gjetën në një shpellë gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që filloi më 10 shkurt”, tha Akar.

Identiteti i shtetasve turq nuk u zbulua për arsye sigurie. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit nuk e ka komentuar njoftimin, transmeton Reuters.

Operacioni i forcave turke çoi në vdekjen e 48 militantëve të PPK-së, duke përfshirë tre anëtarë të lartë, tha Akar. PKK përdor bazat në Irakun verior për të kryer sulme ndërkufitare kundër Turqisë. Tre pjesëtarë të forcave turke vdiqën gjatë operacionit dhe tre u plagosën, tha ministri turk.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button