LajmeMaqedoni

Gjithnjë e më shumë prova se Covid-19 shkakton diabet

Numri i mjekëve të cilët pohojnë se Covid-19 shkakton një formë të re të diabeti, është gjithnjë e në rritje, për çka thonë se posedojnë prova, transmeton Zhurnal.

Dr. Francesco Rubino nga Kings College në Londër, thotë se bashkë me kolegët e tij kanë vërejtur rritje të diabetit të tipit 1 dhe të tipit 2 tek të prekurit nga koronavirusi, për të shtuar se kjo është dhe arsyeja që krijuan një regjistër në të cilin kolegët e tyre anembanë botës do të mund të raportojnë raste të tilla.

Ekspertët të cilët kanë analizuar regjistrin në fjalë në të cilin janë shënuar 3500 raporte të diabetit të mundshëm të shkaktuar nga Covid-19, thonë se numrat vështirë të mohohen.
“Nuk kam asnjë dyshim se Covid-19 shkakton një lloj të ri të diabetit. Në muajt e fundit kemi parë më shumë raste të pacientëve te të cilët shfaqet diabeti, ndërsa kanë simptoma të koronavirusit. Ne besojmë se ekziston një lidhje dhe virusi Corona mund të shkaktojë çrregullime në metabolizmin e sheqerit”, thotë Rubino.

Poll Cimet, një specialist për diabet në universitetin në Monash të Austrisë, pohon se nuk ka asnjë dyshim se Covid-19 shkakton një lloj të ri të diabetit.
Shkencëtarët supozojnë se koronavirusi mund të prishë metabolizmin e sheqerit sepse ndërvepron me receptorin ACE-2 për tu infiltruar në një sërë organesh, përfshirë pankreasin.

“Një shpjegim tjetër i mundshëm është se, reagimi i fortë i sistemit tonë imunitar, dëmton organet që janë kyç për të mbajtur nivelet normale të glukozës”, shkruan “Guardian” i Londrës.

“Të gjitha këto janë teori, megjithatë teori që nuk janë filozofike, por të bazuara në biologji dhe në përvojën me viruse tjera”, thekson Rubino.

Mjeku Satish Tirunavukarasi nga universiteti Mekmaster në Kanada ka analizuar tetë studime nga shtete të ndryshme të zbatuara në pesë muajt e parë të pandemisë. Në gjetjet e tij qëndrojnë 492 raste të diabetit të ri te 3.711 pacientë të hospitalizuar me Covid-19.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button