Slider

Gjykata vendosi: Do të ketë rikonstruim të rastit “Naser Eshtrefi”

Gjykatësja Dijana Gruevska – Ilievska në seancën e sotme njoftoi se kanë marrë vendim që ta pranojnë propozimin e mbrojtjes për rikonstruim të vendit të ngjarjes, për rastin e therjes me thikë të maturantit Angel Petkovski në ma të vitit 2014-të, në të cilin është i akuzuar Naser Eshtrefi, raporton Portalb.mk.

“Gjykata e ka pranuar propozimin e mbrojtjes, do të ketë rikonstruim të vendit të ngjarjes. Për kohën se kur do të bëhet rikonstruimi do të njoftoheni plotësisht, për shkak se duhet të merremi vesh me disa institucione”, tha gjykatësja.

Rikonstruimi i ngjarjes është një prej arsyeve pse Gjykata Supreme i shfuqizoi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu në rigjykim.

Rikonstruimi është mjet juridik, nëpërmjet të cilës synohet të arrihet deri te gjendja faktike, nëpërmjet simulimit të ngjarjes, në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Pra, palët, në këtë rast, gjykatësit, prokurori, i akuzuari me avokatin e tij, të dëmtuarit me avokatin e tyre, por edhe ekspertë të ndryshëm, dalin në terren dhe bëjnë verifikimin e versioneve të ngjarjeve, si dhe me këtë konstatohet se cili version përputhet me gjendjen faktike.

Në këtë rast, mund të stimulohet ngjarja se si ka ndodhur, të matet koha e ngjarjes, pozitat se ku kanë qenë pjesëmarrësit, por edhe largësia e tyre.

Sipas literaturës juridike, me rikonstruim mund të kontrollohen rezultatet e marra nga provat tjera, të mënjanohen kontradiktat, të verifikohen gjetjet dhe mendimet e ekspertizave.

Ndryshe, Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button