Sport

GOLI I MURIQIT KUALIFIKON LAZION NË FAZËN TJETËR TË KUPËS SË ITALISË

Lazio ka arritur kualifikimin në Kupën e Italisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Parmën, për të kaluar fazën e 1/8-ve, njofton Isnajderi.

Parolo zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Inzaghit, që edhe pas golit nuk i ndali sulmet, duke kërkuar kështu golin e dytë. Megjithatë kur të gjithë prisnin golin e Lazios, që do të vuloste ndeshjen, ishte Parma që gjeti rrugën e rrjetës. Mihaila, pas një asisti të Riçit, ia doli të gjejë rrugën e rrjetës për të barazuar shifrat.

Ishte Vedat Muriqi, i cili ditën e sotme e bëri “sefte” me Lazion, ku pas një krosimi të marrë nga krahu i majtë, sulmuesi i Kosovës, gjuan bukur me kokë, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës, disi edhe me ndihmën e portierit kundërshtar. /Insajderi.com

https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=GOInsajderi&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1352378768892026880&lang=en&origin=https%3A%2F%2Finsajderi.com%2Fgoli-i-muriqit-kualifikon-lazion-ne-fazen-tjeter-te-kupes-se-italise%2F&siteScreenName=GOInsajderi&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button