Sport

Guardiola ka një thirrje për të gjithë fansat e futbollit

Pep Guardiola u ka kërkuar publikisht tifozëve që të mbajnë maskat e tyre kur ndjekin ndeshjet e futbollit për të kufizuar përhapjen e COVID-19 mes një vale të re që u ka dhënë një goditje të rëndë shumë vendeve në mbarë botën.

Trajneri i Manchester City shprehu habinë e tij për faktin se në Britaninë e Madhe ka njerëz që nuk mbajnë maskat e tyre në hapësirat e brendshme publike.

“Nuk mund ta imagjinoni se sa ndryshe është të luash me njerëz sesa pa njerëz”, tha Guardiola.

“Nuk krahasohet. Në fund luajtëm me dyer të mbyllura që të mbijetonte ekonomia e futbollit botëror, për transmetuesit. Falë kësaj, ne vazhduam të merrnim rrogat tona dhe mund të luanim futboll për fansat. Shpresojmë se nuk do të ndodhë më, por rastet janë ngritur në të gjithë botën. Këta njerëz shkojnë në stadiume dhe mund të kontaminojnë.

Ka njerëz në stadiume që nuk përdorin maska ​​dhe kjo më befason më shumë. Ec në rrugë, shkon në qendrat e mëdha tregtare, nëpër vende për të blerë dhurata për familjen dhe askush nuk përdor maska. Duhet të vendosim maska të gjithë sepse është mënyra më e mirë për të ndaluar një katastrofë tjetër.

Kështu, restorantet mund të jenë ende të hapura, dhe futbolli mund të vazhdojë. Unë nuk jam shkencëtar apo mjek, por u besoj mjekëve dhe shkencëtarëve, sepse ata dinë më shumë sesa di unë. Vendosja e një maske është shumë e rëndësishme, si distancimi social dhe dezinfektuesit e duarve, kështu që le të përpiqemi ta bëjmë atë”. /h.ll/albeu.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button