Sport

Guardiola: UEFA dhe FIFA m’i vranë lojtarët

Pep Guardiola e ka mbrojtur vendimin e vet për të bërë rotacione në përpjekje për t’u bërë skuadra e parë angleze që i fiton të gjithë katër titujt brenda sezonit, derisa ka thënë se UEFA dhe FIFA po ia lëndojnë lojtarët me orarin e ngjeshur të ndeshjeve.

Guardiola i bëri gjashtë ndryshime në formacionin startues në fitoren e City kundër Leicester City 2:0 të shtunën, duke e bërë një hap më afër titullit në Premierligë.

Trajneri spanjoll është zotuar se do të vazhdojë të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin startues para ndeshjes së parë çerekfinale kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, duke këmbëngulur se lojtarët nuk mund t’i luajnë tri ndeshje brenda javës pa pushuar siç duhet.

“Ata janë njerëz, nuk janë makina. I njoh lojtarët, disa prej tyre janë të zemëruar tërë kohën sepse duan të luajnë çdo ditë, por kjo nuk është e mundur”, tha Guardiola.

“Të garosh në të gjitha garat në këtë vit pa tifozë, në garën më të shkurtër ndonjëherë, nëse nuk bën rrotacion nuk mund të garosh në të gjitha garat dhe nuk mund të jesh në pozitën që jemi ne”, shtoi ai.

“UEFA dhe FIFA i vranë lojtarët sepse kjo është e tepërt. Nuk e kemi pasur asnjë mesjavë pushim që prej se nisi sezoni, asnjë”, nënvizoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button