Sport

Haaland, prioriteti i Barcelonës në verë

Joan Laporta është kthyer si president i Barcelonës plot optimizëm dhe energji dhe këtë verë ai do ta drejtojë atë drejt synimit të tij numër një të nënshkrimit, Erling Haaland.

Gjatë fushatës së tij, presidenti i ri dhe i kthyer nuk ngurroi të përmendte emra, por ai dhe ekipi i tij janë të qartë se sulmuesi i Borussia Dortmund  është përparësia e tyre dhe ata do të fusin të gjitha përpjekjet e tyre ekonomike në nënshkrimin e tij.

Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Martin Braithwaite, Junior Firpo dhe Antoine Griezmann të gjithë mund të largohen nga Barcelona.

Me 31 gola dhe tetë asistime këtë sezon, është e lehtë të kuptohet pse 20-vjeçari Norvegjez është një nga temat më të nxehta në futbollin botëror.

Barcelona do të kërkojë të bëjë nënshkrime të tjera, por këto do të ishin marrëveshje më me kosto të ulët pasi Haaland është i vetmi lojtar për të cilin kanë ndërmend të paguajnë një shumë të madhe transferimi.

Eric Garcia, Sergio Aguero, Memphis Depay, David Alaba dhe Georginio Wijnaldum janë të gjithë agjentë të lirë të mundshëm që monitorohen nga klubi katalanas. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button